Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se sulmi në Banjskë u orkestrua dhe u sinjalizua nga Serbia. Këtë qëndrim ai e shprehu në një postim në Facebook, duke përkujtuar trevjetorin e aktit terrorist që rezultoi në vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
Të lidhura
None found
Sipas tij, shteti serb jo vetëm që konceptoi, pagoi dhe stërviti grupin paramilitar dy vite më parë, por edhe dha paralajmërime të shumëllojshme për sulmin. Ramadani shton se qëllimi i tyre mbetet çrregullimi i tërë rajonit ballkanik, dhe për këtë përgjegjësi të plotë mbajnë dy persona: Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin.
