Tottenham “i çmendur”, përmbys rezultatin me dy gola në “frymën e fundit” (VIDEO)

Tottenham ka arritur të marrë një fitore të çmendur me shumë dramë në minutat e fundit të lojës.

Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Daka në minutën e 24-të. Rastet ishin të shumta në pjesën e parë dhe Kane barazon rezultatin në minutën e 38-të.

Pjesa e parë mbyllet në barazim.

Pjesa e dytë ishte me shumë raste nga të dyja skuadrat por Tottenham dukej më superior. Me statistikat e lojës që ishin në favorin e tyre, ekipi i Conte nuk arriti të shënonte.

Goli vjen përsëri nga Leicester në minutën e 76-të. Ishte Maddison ai që shënon golin e avantazhit.

Atëhere kur loja do të mbyllej, holandezi Bergwijn shënon dy gola në minutën e 95-të dhe në të 97-të duke përmbysur rezultatin nga 2-1 në 2-3.

Kjo ishte një fitore fantastike nga ekipi i Conte./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.01.2022 22:33