Teuta dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Teuta dhe Skënderbeu ndanë pikët në Durrës, pas një barazimi pa gola në sfidën e javës së 27-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida nisi me një ritëm të ulët nga të dyja skuadrat, ku rastet ishin të pakëta.

Ndeshja u ndez vetëm në fund, ku miqtë patën disa raste për gol, por ky erdhi nga ana e Teutës.

Gjithsesi goli i Jazxhisë u anulua nga VAR-i, për t’i ndarë skuadrat në paqe.


Shtuar 3.04.2022 19:10