Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të “Euro 2020”, fund dramatik për Anglinë

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dal të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.

Skuadra e Gareth Southgate do përballet me  Danimarkën në gjysmëfinale, derisa do shkojnë me besim të plotë duke marrë parasysh fitoren e thellë ndaj Ukrainës në çerekfinale.

Në rast që mposhtin danezët, në finale do përballen me fituesin e takimit Spanjë – Itali.

Stats Perform i ka dhënë Italisë 39.8 për qind shanse për ta fituar këtë turne.

Anglia shihet si favoriti i dytë në këtë turne me 29.4 për qind edhe pse ende nuk kanë pranuar gol.

Spanja ka shanse 22.4 për qind, derisa Danimarka me vetëm 8.4 për qind.

Ndërkohë, finalja e “Euro 2020” do zhvillohet me 11 korrik në “Wembley”.


Shtuar 6.07.2021 08:47