Stadiumi në flakë, prezantohet Marcelo: Gjithë forcën dhe përkushtimin tim për Olimpiakos (VIDEO)

I gatshëm për të ndihmuar dhe për të dhënë të gjitha forcat për Olimpiakos, tha Marcelo gjatë prezantimit të tij zyrtar para tifozëve bardhekuq në Karaiskakis.

“Faleminderit për mirëseardhjen. Jam i kënaqur dhe i lumtur dhe unë dhe familja ime që jemi këtu. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin me gjithë forcën dhe përkushtimin tim. Mezi pres të filloj, por dua t’ju them një gjë. Faleminderit edhe një herë. Le të shkojmë në Olympiacos!“, ishin fjalët e yllit brazilian. /albeu.com/

Shtuar 5.09.2022 21:48