Lapaj: Përplasjet në PS ngjajnë me luftë bandash; opozita duhet të kapërcejë egot për të fituar Tiranën

Në një bisedë për “News24”, Adriatik Lapaj foli për zhvillimet politike në Shqipëri dhe tensionet brenda Partisë Socialiste, të cilat i cilësoi si të ngjashme me përplasjet mes grupeve kriminale.

Sipas Lapajt, konflikti në mazhorancë nuk lidhet me bindje apo standarde politike, por me luftën për pushtet dhe përpjekjen e palëve për të përcaktuar se cila do të mbijetojë.

Të lidhura

None found

Ai shprehu gjithashtu kritika ndaj klasës politike shqiptare, duke e quajtur të dështuar në aspektin ekonomik dhe duke thënë se ajo duhet të largohet.

Sa i përket zgjedhjeve në Tiranë, kreu i Shqipëria Bëhet tha se Partia Socialiste do ta kishte humbur bashkinë nëse udhëheqësit e opozitës do të vendosnin interesin publik mbi interesat dhe egot personale.

Lapaj deklaroi se nuk e sheh të mundur bashkëpunimin me Sali Berishën, të cilin e cilësoi si pjesë të së shkuarës. Në vend të kësaj, ai parashtroi idenë e përzgjedhjes së një kandidati të pavarur për kryeqytetin, përmes një procesi sondazhesh ku të përfshiheshin emrat e propozuar nga partitë e reja dhe qytetarët.

Ai tha se edhe Florian Binaj mund të merrte pjesë në këtë proces. Sipas Lapajt, palët nuk duhet të vendosin kufizime për emrat, por të mbështesin kandidatin që do të merrte më shumë vota në sondazh.

“Partitë e sotme kanë dështuar në ekonomi. Kjo klasë politike ka dështuar dhe duhet të largohet. Kur bandat përplasen dhe ndahen, mbetet vetëm një rrugë: njëra palë shkatërron tjetrën. Pra, fiton ajo që është më e fortë. Nuk ekzistojnë më rregulla dhe standarde; kemi një luftë mes bandave dhe duhet parë se kush do të mbijetojë.

Nëse drejtuesit e opozitës, ku përfshihem edhe unë, do të vendosnin interesin publik mbi llogaritë e vogla apo modelin KÇK, Partia Socialiste sot do ta kishte humbur Bashkinë e Tiranës. Nëse lidershipi opozitar zgjedh egot, dhe po flas për të gjithë, atëherë secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet.

Si Adriatik, më 10 maj nuk mendoj se do të kem përgjegjësi, sepse kam ofruar bashkëpunim dhe kam kërkuar që të bashkohemi rreth një kandidati të pavarur për t’ia marrë kryeqytetin PS-së. Propozimi ynë është që partitë e reja dhe qytetarët në shesh të paraqesin nga një kandidat për çdo bashki të vendit. Më pas të angazhojmë një kompani sondazhesh dhe personi më i votuar të mbështetet nga të gjithë. Kjo është formula e duhur. Për secilën bashki, ndërkohë, secili mund të garojë veçmas.

Nuk mund të bëjmë koalicion me Sali Berishën, sepse ai i përket së shkuarës. Në interes të republikës dhe vendit, kemi bërë një hap pas dhe një sakrificë të madhe, duke propozuar që në Tiranë, si kalaja kryesore, të biem dakord për një kandidat të pranueshëm për të gjitha palët.

Nëse nga procesi del një kandidat i pavarur që pranohet nga të gjithë, edhe zoti Binaj mund të jetë pjesë. Nuk mund të vendosim kushte për emrat. Ne jemi ende te vendimi i parë, ku u përmend zoti Florian Binaj. Çfarë t’u themi tani, kur ata kanë ndryshuar mendje?”, tha ai.


Shtuar më 24.11.2026 19:24

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetPadişahbetmarsbahisGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet giriş