Skuadrat angleze po tentojnë transferimin e Jonathan David në janar

Jonathan David mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra franceze Lille.

Sulmuesi kanadez ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin francez dhe i ka refuzuar ofertat për rinovimin e saj pasi dëshiron të bëj hap para në karrierën e tij.

Pas një fillimi të vështirë këtë edicion, David ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe tani është duke shkëlqyer me fanellën e Lille.

23-vjeçari ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 24 ndeshje zyrtare këtë edicion, derisa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Angli.

Sky Sport ka raportuar se skuadrat angleze si Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa janë shumë të interesuara për transferimin e David në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi kanadez është i gatshëm të largohet menjëherë nga skuadra franceze për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe Lille po pret ofertën më të mirë.

Skuadra franceze synon që të fitoj 45 milionë euro nga shitja e David, shumë që nuk përbën problem për skuadrat angleze. /Telegrafi/


Shtuar 9.01.2024 19:47