Shënoi golin e parë në fanellën e Real Madridit: Ancelotti komenton atë që pa te Arda Guler

Arda Guler shënoi golin e parë të tij në fanellën e Real Madridt, që kur iu bashkua klubit në verën e vitit të kaluar nga Fenerbahce.

Natyrisht se ky ishte një moment special për sensacionin turk, kur vulosi fitoren 4-0 të Los Blancos ndaj Celta Vigos.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti kishte shumë lëvdata për të, duke thënë se ai është e ardhmja e Real Madridit.

“Arda Guler ka të ardhme këtu te Real Madridi”, është shprehur fillimisht trajneri italian për talentin.

“Ai ka luajtur shumë pak, por ai ishte i bindur se mund të bëjë diçka. Ai bëri një lëvizje të një talenti të mrekullueshëm”.

“Ai është një talent i mrekullueshëm, është zhvilluar shumë dhe po luan me më shumë intensitet. Nuk ka dyshime se ai ka të ardhme këtu”, ka shtuar më tej Ancelotti. /Telegrafi/


Shtuar 10.03.2024 22:20