José Mourinho teksa ka zbarkuar në Romë po kërkon përforcime nga klubi kryeqytetas.
Pas portierit Patricio, portugezi po shikon mundësinë e nënshkrimit me mbrojtësin brazilian të Real Madridit, Marcelo.
Edhe pse mbrojtësi i majtë është konfirmuar si kapiten i “galaktikëve”, ofertat për të nuk mungojnë.
Për Realin është një lajm i mirë, pasi kontrata e lojtarit mbaron verën e ardhshmë dhe ka pak mundësi rinovimi, ndaj një shitje e arsyeshme gjatë kësaj vere do të ishte zgjidhja më e mirë.
Problemi në këtë operacion është Ancelotti, i cili i ka dhënë shpresë lojtarit se do këtë minuta duke u konsideruar një lojtar i rëndësishëm për skuadrën edhe pse me transferimin e Alaba dhe një forme të mirë të Mendy, Marcelo mund të përfundoj si një zgjedhje e tretë.
Mourinho e ka telefonuar ish-lojtarin e tij për t’i folur për projektin që ka me Romën si edhe mundësinë një kontrata 2 vjecare tek të kuqtë.
Ky propozim është në fazën fillestare, por me mundësi realizimi në javët e ardhshme. /albeu.com/