Tregtarët e Durrësit ngrihen në protestë, refuzojnë të shesin në vendin e pëcaktuar nga Bashkia

Afro 400 tregtarë në Durrës kanë dalë në protestë pasi refuzojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin që jua ka përcaktuar Bashkia, pasi tregu agro-blektoral është mbyllur për t’u rikonstruktuar.

Tregtarët thonë se janë njoftuar një javë më parë nëpërmjet disa fletëve format A4, të cilat u vendosën pa asnjë vulë nga bashkia për t’i lajmëruar të lironin vendet e punës.

Ata thonë se nuk pranojnë vendin e ri, pasi ndodhet në periferi të qytetit she nuk ka kushte sanitare.

Rikonstruksioni i tregut agro-blektoral do të zgjasë tre muaj./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 10:12