Napoli ka fituar derbin nga Juventusit me rezultat 2-1 në përballjen e vlefshme për javën e 27-ë të Serie A.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic që në minutën e 10-të, por goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.
I njëjti kishte rast edhe në minutën e 34-të, kur gjuajti, por sërish jashtë porte.
Në rastin e parë serioz, Napoli arriti të shënonte, në minutën e 42-të, kur Khvicha Kvaratskhelia gjuajti saktë për 1-0.
Juventusi ka mundur të barazojë rezultatin, por Vlahovic goditi shtyllën.
Edhe në pjesën e dytë, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar disa herë portën e Alex Meret.
Në minutën e 81-të, Federico Chiesa me një gjuajte të bukur, arriti të shënojë për 1-1.
Por pas katër minutash Napoli fitoi penallti, kur Victor Osihmen u pengua në zonë.
Nga pika e bardhë gjuajti Osimhen, por goditja e tij u prit nga Wojciech Szczesny, por nga topi i kthyer shënoi Giacomo Raspadori për 2-1.
Juventusi lehtë ka mundur të barazojë, por goditja e Daniele Ruganit nga afër shkoi mbi portë.
Napoli është i shtati me 43 pikë, ndërsa Juventusi me 57 pikë mbetet i dyti. /Telegrafi/