Festa e golit nga sulmuesi izraelit ndez polemika pas gjestit me shtizën e flamurit (VIDEO)

Një situatë e pazakontë u regjistrua në përballjen Austri – Izrael, e mbyllur me rezultatin 3-1 në Ligën e Kombeve, ku protagonisti kryesor u bë sulmuesi Sayed Abu Farkhi.

Talenti izraelit shënoi në minutën e 55-të, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën në rezultat. Por festimi i tij pas golit shkaktoi menjëherë reagime.

Të lidhura

None found

Abu Farkhi u drejtua pranë këndit të fushës, mori shtizën e flamurit dhe e përdori atë në një gjest që ngjante me përdorimin e një arme.

Arbitri bullgar Kabakov nuk e kaloi pa ndëshkim këtë veprim. Ai i tregoi lojtarit kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga ndeshja.

Veprimi ka ngjallur polemika të shumta, veçanërisht në një periudhë kur lufta mes Izraelit dhe Palestinës vijon të marrë jetë njerëzish, përfshirë edhe fëmijë.