Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtunë, pritet të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i kryeministrit pritet të mbahet në orën 17:00 me orën lokale, ose 23:00 me orën shqiptare, në kuadër të hapjes së debatit të përgjithshëm të Asamblesë.
Një prej pikëpyetjeve që mbetet është nëse Rama do të flasë gjatë fjalës së tij për dënimin e liderëve të UÇK-së. Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë ka zhvilluar edhe një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimeve të mëparshme të Agjencisë për Media dhe Inforim, Rama pritet të marrë pjesë edhe në aktivitete të nivelit të lartë, si dhe të zhvillojë takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama është përballur edhe me shqiptarët që protestonin kundra tij. Gjatë këtyre momenteve, ata i janë drejtuar Ramës me thirrjet “o kriminel, “o mafia”, “Edi Rama kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”.
