“Mund të ndodhë”, Xherdan Shaqiri lë të hapur mundësinë e largimit nga Baseli

Xherdan Shaqiri ka vënë në dyshim vazhdimësinë e tij te Baseli, teksa ka pranuar se largimi në këtë afat kalimtar është një opsion konkret.

Në një konferencë për shtyp, në nisje të përgatitjeve për sezonin e ri, mesfushori ofensiv u shpreh se nuk është në gjendje të premtojë se do të mbetet pjesë e klubit zviceran edhe pas kësaj vere.

Të lidhura

None found

“Është e mundur që të largohem nga Baseli gjatë këtij afati kalimtar”, deklaroi Shaqiri para mediave.

Sidoqoftë, 34-vjeçari sqaroi se një transferim nuk është përparësia e tij kryesore, ndërsa nënvizoi se ndihet mirë te klubi me të cilin ka edhe një vit kontratë.

“Në futboll, ashtu si në jetë, gjithçka është e mundur. Nuk ka kurrë siguri”.

Ai tha se do të vëzhgojë me kujdes zhvillimet te Baseli dhe mënyrën se si po formohet skuadra, duke theksuar se dëshiron një ekip cilësor që ta udhëheqë.

“Do të shoh me kujdes se çfarë po ndodh te Baseli. Do t’i kushtoj vëmendje mënyrës se si po ndërtohet ekipi. Dua një skuadër të mirë për ta udhëhequr”.

Fjalët e tij po interpretohen si një sinjal i qartë për drejtuesit e klubit, pas një edicioni zhgënjyes në krahasim me sezonin e kaluar, kur Baseli fitoi dy trofe.

“Po përpiqem të arrij rezultatet më të mira të mundshme. Edhe unë duhet të performoj, por për këtë më duhen edhe bashkëlojtarët”.

Në fund, Shaqiri tha se aktualisht është i qetë, i kënaqur te Baseli dhe se kontrata e tij me klubin vazhdon edhe për një vit.

“Jam shumë i relaksuar për momentin. Jam shumë i lumtur te Baseli dhe kam ende një vit kontratë këtu”, përfundoi ai.

Këto deklarata pritet të rrisin vëmendjen ndaj të ardhmes së tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Baselit do t’i përgjigjen kërkesës për një skuadër më konkurruese, apo nëse veterani do të vendosë të nisë një aventurë të re.


Shtuar 17.06.2026 12:06

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomgrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet