Mbyllet aventura e Kristi Qoses te Elbasani, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare përshëndet klubin: Dy vite me shumë kujtime…

Kristi Qose nuk do të vazhdojë më me Elbasanin. Mesfushori 31-vjeçar dhe klubi i Superiores kanë vendosur me mirëkuptim që të ndërpresin bashkëpunimin.

Lajmin për largimin e ka bërë të ditur vetë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili i dha fund qëndrimit te “verdheblutë”. Qose iu bashkua Elbasanit në verën e vitit 2024, pasi kishte mbyllur eksperiencën e tij me Kosice.

Të lidhura

None found

“Faleminderit për këto 2 vite. Dy vite me shumë kujtime, emocione, sakrifica dhe momente që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj familje.

Falënderoj të gjithë shokët e ekipit, tifozët dhe çdo person që më ka mbështetur gjatë kësaj kohe. Ju uroj vetëm suksese dhe gjithmonë do të kem respekt për këtë klub”, shkruan Qose.


Shtuar 17.06.2026 12:07

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş