Mori çmimin special nga FIFA, Pele ka një mesazh për Ronaldon (FOTO LAJM)

Ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ditën e djeshme mori një çmim të veçantë nga FIFA, pasi është bërë lojtari me më shumë gola në Kombëtare.

Pas ceremonisë, CR7 ka marrë një mesazh dhe një urim të veçantë nga legjenda e Brazilit, Pele.

Cristiano urime për çmimin e veçantë nga FIFA. Dua të të takoj vërtet në person që të përqafojë. E regjistrova këtë mesazh me shumë kujdes. Shihemi së shpejti”, shkroi ai.

Ndërkohë, edhe Ronaldo i ka kthyer përgjigje duke e falënderuar dhe i uruar shërim të shpejtë.

“Kur Pele flet, e tërë bota dëgjon. Është e pamundur të mos emocionohesh kur një person i mrekullueshëm tregon respekt dhe admirim për mua. Një hero, mit për të gjithë gjeneratat dhe legjendë e vërtetë e sportit. Ai mençur thotë se jemi në të njëjtën skuadër, skuadra e futbollit. Faleminderit Pele. Shpresoj që të shoh sa më parë, që të qeshim bashkë dhe të flasim për këtë ndeshje që e duam”, ishte komenti i portugezit.

 

Shtuar 18.01.2022 11:00