Milan dhe Lazio në sulm për Julian Brandt

Mesfushori me tipare ofensive nga radhët e Dortmundit mund të largohet këtë verë nga skuadra gjermane.

Milan dhe Lazio dëshirojnë me çdo kusht të sigurojnë shërbimet e mesfushorit Julian Brandt, raporton “Calcio Mercato”.

Të dy klubet po synojnë që ta transferojnë 25-vjeçarin në formë huazimi për sezonin e ri 2021/22, me opsionin për ta bërë transferimin e tij permanent verën e ardhshme.

Nevoja e Milanit për ta transferuar mesfushorin gjerman mund të jetë më e madhe se ajo e Lazios, pasi “Rossonerët” e shohin Brandt si zëvendësues ideal të mesfushorit Hakan Calhanoglu, ku ky i fundit iu bashkua Interit këtë verë me parametra zero.

Sezonin që lamë pas, Julian Brandt ka bërë 45 paraqitje për skuadrën e Borussia Dortmundit, duke regjistruar katër gola dhe dy asistime.


Shtuar 28.07.2021 21:19