Vijojnë të digjen mbeturinat në Fier, mjetet e tonazhit të rëndë mbulojnë zjarrin me dhe

Fieri vijon ende të jetë i sunduar nga tymi i shkaktuar pas djegies së mbeturinave në një fushë të qytetit.

Mësohet se aty ku po digjen mbetjet, janë dërguar mjete të tonazhit të rëndë për të hedhur dhé. Me dheun, synohet që të shuhet zjarri dhe që hiri që kanë lënë mbetjet që mbulohet.

Qyteti i Fierit është mbuluar sot nga tymi i çliruar nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane që i është vënë flaka një ditë më parë. Era ka bërë që tymi të shpërndahet masivisht dhe banorët ankohen se nuk marrin dot as frymë.

 


Shtuar 28.07.2021 21:15

Tags: , ,