Messi thyen më në fund heshtjen dhe flet për të ardhmen

Po sikur ndeshja ndaj Celta Vigo-s të ketë qenë e fundit për Lionel Messi-n me fanellën e Barcelonës?

Me lejen e trajnerit, Messi nuk u stërvit të premten me grupin dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës së thirrur për ndeshjen kundër Eibar këtë të shtunën në orën 18:00.

Kështu, sulmuesi argjentinasi mund të pushojë disa ditë më shumë para se të luaj në Copa America dhe pas një sezoni gjatë të cilit ishte një nga lojtarët më të përdorur nga Ronald Koeman.

Kontrata e Messit me Barçën skadon për pak më shumë se një muaj, dhe argjentinasi ende nuk ka rinovuar, duke bërë që shumë media të aludojnë se ai ndaj Celta Vigo-s luajti ndeshjen e tij të fundit me katalanasit. Megjithatë këto mbeten në kuadrin e thashethemeve, pasi ardhja e Joan Laportas si dhe ardhja e mundshme e mikut të tij Sergio Aguero mund të jetë vendimtare për të qëndrimin e tij te Barcelona.

Por, sot do të jemi të fokusuar në të ardhmen e numrit 10-të të Barçës dhe Argjentinës. Në një intervistë për gazetën “Ole”, e cila do të botohet e plotë fundjavën e ardhshme, jo domosdoshmërish mund të mësojmë gjëra të reja për të ardhmen e yllit argjentinas.

Edhe pse për mediat katalanase, fjalët e pakta të zbuluara në këtë fragment janë pozitive: “Unë gjithmonë luaj për të fituar tituj. Kupa e Mbretit e fituar së fundmi ishte e veçantë, për shkak të momentit në të cilin ndodheshim,” tha Messi.

Messi joshet nga Barcelona e re

“Ne kaluam disa momente të vështira. Tashmë në dhomat e zhveshjes ka lojtar të rinj, dhe kjo Kupë Mbreti ishte një pikë kthese, dhe shumë e rëndësishme për ne. Përtej kësaj, personalisht më pëlqen të fitoj tituj”, shpjegoi argjentinasi, entuziast nga brezi i artë i Barçës i përbërë nga disa të rinj si Pedri, Ilaix Moriba apo edhe elementë të tjerë pak më të vjetër si Frenkie de Jong.

Por mbi të gjitha, ai këmbënguli disa herë se e rëndësishme për të ishte fitimi i titujve: “sa më shumë tituj fitoj aq më mirë jam” . Një mesazh mjaft i qartë dërguar presidentit Joan Laporta. Siç e kanë shpjeguar dhe mediat katalanase, më shumë se para, Lionel Messi dëshiron një projekt ambicioz sportiv, gjë që nuk ka qenë e qartë në vitet e fundit …


Shtuar 22.05.2021 13:48