Vajza që bëjnë histori! Kush janë dy pilotet e para shqiptare në stërvitjen e NATO-s (FOTO LAJM)

Ambasada e SHBA në Tiranë ka prezantuar dy pilote shqiptare të helikopterëve, që po marrin pjesë në stërvitjen e madhe të NATO-s.

“Foto e Ditës” e ka veçuar ambasada amerikane. – Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë.

Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në “Defender Europe 21”.

 


Shtuar 22.05.2021 13:50