Kriza te Prishtina para supersfidës me Ballkanin: Shehi gati të japë dorëheqjen, zbulohet arsyeja

Para ndeshjes së madhe ndaj Ballkanit në Suharekë, e cila nis në orën 14:00, një zhvillim tronditës ka dalë në dritë nga televizioni kosovar “Tëvë 1”.

Të lidhura

None found

Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajneri Orges Shehi ka kërcënuar se do të largohet nga detyra nëse drejtuesit e Prishtinës nuk i paguajnë pagat e vonuara, një çështje e pazgjidhur prej dy muajsh.

Nuk është e qartë nëse ky qëndrim i ashpër i Shehit do të materializohet nëse klubi kryeqytetas nuk vepron shpejt për të qetësuar situatën. Megjithatë, vlen të theksohet se nën drejtimin e tij, Prishtina ka arritur 6 fitore dhe 2 barazime, duke u konsideruar pretendente serioze për titullin këtë sezon.


Shtuar më 19.10.2026 13:10