Kriza e Milanit/ Igli Tare propozon “izolimin” e skuadrës, Allegri shumë i ftohtë

Pas disfatës me Atalantën, drejtori sportiv ka propozuar grumbullim. Ndeshja me Genoa është vendimtare për Champions-in, ndërsa trajneri as e ka përkrahur dhe as e ka kundërshtuar idenë.

“Tani nuk mund të gabojmë më”, – theksoi trajneri Max Allegri pas humbjes së Milanit kundër Atalantës. Kuqezinjve nuk u falet më asnjë gabim, nëse duan të arrijnë objeiktivin minimal, Championsin. Kundër Genoa bën punë vetëm fitorja për të ruajtur vendin e 4-t.

Të lidhura

None found

Igli Tare foli për mundësinë e grumbullimit të skuadrës. “Është shumë e rëndësishme të jemi me mendje të ftohtë. Pranojmë kritikat, që janë të drejta, dhe duhet të reagojmë. Ndoshta mund të analizojmë gjithçka me ndonjë ditë grumbullim, duke qenë të gjithë bashkë pak para kohe”, – ka sugjeruar Tare.

Drejtuesi shqiptar i Milanit më tej ka shtuar: “Në ndeshjet e fundit ka munguar tensioni i duhur. Nuk mund të fshihemi, duhet të marrim përgjegjësitë. Fati gjithsesi është në duart tona. Duhet të analizojmë atë që ka ndodhur në 6 javët e fundit”.

Allegri nuk e konfirmoi dhe as e mohoi grumbullimin e ekipit: “Kur të mësojmë kur do të luajmë, do të bëj programin javor. Duhet të përgatitemi mirë për Genoan. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të fitojmë”. Trajneri nuk u duk “entuziast” për propozimin e Tares, duke gjykuar se grumbullimi në këtë moment do të shtonte presionin mbi lojtarët.


Shtuar 11.05.2026 12:55

Tags: ,