“Ambasador i Ramës”/ BE reagoi pas akuzave të tij për Gonzaton, Berisha s’tërhiqet: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj

Në një konferencë të dhënë sot për mediat në selinë blu, pas akuzave të Sali Berishës ndaj Kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar atë ambasador të Edi Ramës, reagimi i diplomatëve të vendeve të Bashkimit Europian thekson se deklarata të tilla janë të pa pranueshme.

Berisha tha se i qendron atyre deklaratave dhe se nuk e ndalon asgjë në botë të denoncojë gjërat që mendon se janë të padrejta.

Të lidhura

None found

“Deklaroj se në mënyrë absolute se gjithçka që kam thënë e kam të bazuar në disa burime. Kam respekt e simpati për Komisionin Europian dhe ambasadorët. Nuk më ndalon gjë të denoncoj ato që i konsideroj të padrejta.
Nuk kam dëshirë të polemizoj, por nuk bie dakord me akte të pa pranueshme ndaj i kam denoncuar në vijimësi dhe do t’i denoncoj të vërtetat, nuk i fsheh dot. Ndrhhse nuk do të isha ky që jam”, tha ai.


Shtuar 11.05.2026 13:03