VIDEO/ Barcelona kampione e Spanjës, “gjunjëzojnë” Real Madridin dhe festojnë titullin në sytë e rivalëve

Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi dhe për të 29-ën herë në histori. Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë historike, duke mposhtur me shifrat 2-0 rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin.

Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford. (GOLI I PARE – VIDEO)

Të lidhura

None found

Vetëm nëntë minuta më vonë ishte Ferran Torres, i cili i asistuar plot klas nga Dani Olmo, mundi të shënonte për 2-0, duke e çuar ndeshjen sipas planeve të trajnerit gjerman. (GOLI I DYTE – VIDEO)

Në minutat në vijim katalanasit u treguan të kujdesshëm, duke e qarkulluar topin më së shumti në zona të sigurta dhe neutralizuar në këtë mënyrë yjet e Real Madrid.

Skuadra e Arbeloas u duk shumë e kontraktuar dhe e pafuqishme në këtë ndeshje, duke krijuar shumë pak mundësi për të merituar më shumë.

Me këtë fitore, Barcelona kurorëzon një rrugëtim perfekt në La Liga, duke triumfuar pas plot peripecish. Ky është edhe trofeu i vetëm sezonal që i kishte mbetur katalanasve për të fituar.

Nga ana tjetër, Real Madridi përmbyll një nga sezonet më katastrofike të viteve të fundit, duke mos fituar asnjë trofe, me dëmtime, më sherre në ekip dhe me ndërrime të çuditshme trajnerësh.

Barcelona: J.Garcia, E.Garcia, Cubarsi, Martin, Cancelo, Gavi, Pedri, Lopez, Olmo, Rashford, Torres; Trajner: Hansi Flick;

Real Madrid: Courtois, Garcia, Huijsen, Rudiger, Alexander-Arnold, Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Diaz, Vinicius, G.Garcia; Trajner: Alvaro Arbeloa;

Goli i Ferran Torres pas asistit me thembër të Dani Olmo (VIDEO)

Goli i Rashford me goditje dënimi (VIDEO)


Shtuar 10.05.2026 23:19