Pikët, efekti i rregullores së re dhe kalendari i ndeshjes, konfigurohet “FINAL4”

Në 36 javë, në futbollin shqiptar, në opinionin sportiv, por dhe mes aktorëve, kryefjalë ishte aleanca, kompromiset mes ekipeve, u fol pak për futboll të bukur, për stadiume të mbushura, apo për garë sportive, por në fund është koha për të bërë dhe bilance.

Me 63 pikë, Vllaznia e mbylli në vendin e parë, bëri për vete edhe shpërblimin më të madh nga FSHF, 10 milionë lekë. Me 1 pikë më pak, kjo e kushtëzuar edhe nga humbja në javën e fundit, Elbasani e mbylli në vendin e dytë, i ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo City.

Të lidhura

None found

Këto 4 ekipe do të luftojnë tani ndërmjet tyre në fazës “FINAL4” për titullin kampion. Në përputhje me rregulloren, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët.

Në total, në “FINAL4” do të zhvillohen 6 ndeshje që do të përcaktojnë edhe ekipin fitues. Gjithçka nis më 16 maj, me sfidën Vllaznia-Dinamo City dhe do të mbyllet më 31 maj me takimin Vllaznia-Elbasani. Të gjitha ndeshjet e fazës “FINAL4” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Shtuar 11.05.2026 09:28