Allegri: Inter favoritë për skudeton, Dybala është gati

Tekniku i klubit së Juventus-it, Allegri është duke dhënë një intervistë për shtyp këto momente. Ekipi i tij do të përballet nesër ndaj Inter-it për të synuar fitoren e për të ecur përpara.

“Dybala është gati,ndjehet mirë. Ka dy ditë që stërvitet me grupin dhe po performonë mirë, ndoshta e nis nga stoli ndeshjen.”

Më pas tekniku flet edhe për situatën në stadium ku mbetet i impresionuar.

“Të luash në San Siro me 60 mijë tifozë vendas ,e sidomos zikaltër është një emoicon shumë i madh edhe për mua duhet ta pranoj. Do të kemi shum presion , ata nuk të lejnë të qetë.”

Gjithashtu Allegri ka shtuar se ndeshja ndaj Inter-it nuk do të jetë deçizive, dhe se zikaltërit mbeten favoritët kryesorë për skudeton./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 13:07