Ishte dita vendimtare për të ardhmen e Muçit, nga Turqia japin lajmin e papritur për sulmuesin

Ernest Muçi, ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Trabzonsporit dhe është e qartë për të gjithë se ai është përshtatur shumë mirë, duke u kthyer në një nga elementët kyç të këtij klubi.

Por, nuk është vendosur ende nëse futbollisti do të bëhet apo jo përfundimisht pjesë e kësaj skuadre, pasi kartoni i tij zotërohet nga Beshiktashi që kërkon 8,5 milionë euro për transferimin.

Të lidhura

None found

Pikërisht pas ndeshjes ndaj Beshiktashit, ku Muçi shënoi edhe gol, ishte parashikuar të zhvillohej një takim mes presidentëve të dy skuadrave për të vendosur rreth futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Në teori, gjithçka duhej zgjidhur brenda datës 10 maj, me Trabzonsporin që duhej të paguante këstin e parë nëse donte të siguronte firmën e futbollistit. Por pas ndeshjes të së shtunës, mediat turke kanë bërë të ditur se afati përfundimtar për të vendosur të ardhmen e Muçit ishte data 20 maj dhe jo ajo 10, siç ishte bërë e ditur fillimisht.

Kësisoj, klubet kanë edhe disa ditë kohë për të vazhduar negociata rreth shifrës që duhet paguar për Muçin dhe mënyrës së pagesës së saj.


Shtuar 10.05.2026 11:34

Tags: ,