Këto janë uniformat e reja të Milanit, kanë një arsye të veçantë (FOTO LAJM)

PUMA zbuloi sot uniformën e Milanit jashtë fushe që do përdoret në sezonin 2021/2022.

Kompleti i veçantë feston punën e bamirësisë së Milanit me fjalët: “Fondazione Milan”, të shtypura nën jakë në pjesën e pasme të fanellës.

Unifroma jashtë fushe është bërë unike nga një model karakteristik i frymëzuar nga gjashtë qytete të përfshira në një iniciativë bamirësie, fillimi zyrtar i të cilave është planifikuar për në Shtator nga nisma: “Nga Milano në Botë”, konceptuar nga Fondacioni Milano në partneritet me PUMA, do t’u japë tifozëve nga e gjithë bota mundësinë për të votuar për të mbështetur një nga gjashtë projektet socialo-arsimore. /albeu.com/

Shtuar 21.07.2021 17:16