Kërkon rikthimin në Turqi, për Muriqin interesohet edhe Besiktas

Gjatë tërë verës së kaluar, Vedat Muriqi ishte qendër e thashethëmeve.

Ende pa kaluar një vit nga transferimi zyrtar te Lazio, sulmuesi kosovar është rikthyer në vëmendjen e mediumeve në Turqi.

 

 

Kjo për shkak të paraqitjeve jo të mira me ekipin italian.

Gazeta ‘Fotomaç’ raporton se Beshiktashi ka hyrë në garë për transferimin e Muriqit, transmeton Indeksonline.

Ekipi turk është shumë afër që të shpallet kampion në Turqi dhe po përgatit skuadrën për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, edicionin e ardhshëm.

Shtuar 5.05.2021 01:05