Juve sponsorizon Jeep! Ku është Cristiano Ronaldo?

Në reklamimin e Jepp , janë të pranishëm De Ligt, Dybala, Chiesa dhe Chiellini, por ajo që bie menjëherë në sy, përveç bukurisë së Jeep Compass 4xe Plug-In Hybrid, është mungesa e Cristiano Ronaldos, shkruan Albeu.com.

Në imazhin kryesor që reklamon makinën në fakt ndodhen vetëm De Ligt, Dybala, Chiesa dhe kapitenin Chiellini.

Ishte thjesht një rastësi apo ka diçka më shumë? Po flasim për të ardhmen e kampionit portugez, i cili për momentin e ka kthyer kokën drejt Euro 2020.

Numri 7 ka dhe një vit kontratë me Juven, teksa 3 klube  mund ta përballojnë atë Manchester United, Reali dhe PSG në rast lamtumire të Mbappe. Ndjenja është se CR7 do të vendosë fatin e tij, ne vetëm duhet të presim. /albeu.com/


Shtuar 4.06.2021 15:20