Aksident në Milot-Tiranë, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës, tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot- Tiranë .

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku sipas policisë një nga mjetet ka bërë parakalim të gabuar duke shkaktuar aksidentin.

Si pasojë është dëmtuar rëndë njëri nga drejtuesit e mjeteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.06.2021 15:31