Euro 2020 do të shtrihet në të gjithë Evropën ndërsa UEFA feston 60 vjetorin e turneut më prestigjoz ndërkombëtar.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme ku një ose dy vende e mbanin barrën për organizimin e nja Kampionati Evropian, kësaj radhe do të jenë 11 vende në të gjitha kontinentin që do te kujdesen për zhvillimin e këtij kompeticioni, përcjellë KosovaPress.
Ky është një veprim që nuk ishte bërë më parë dhe shërbimi i zakonshëm do të rifillojë në vitin 2024 me Gjermaninë që do të jetë si vendi i vetëm mikpritës.
Më poshtë po rendisim të gjitha stadiumet dhe kapacitetin e tyre edhe pse numri i tifozëve do të jetë i limituar për shkak të pandemisë Covid-19.
1 Johan Cruyff Arena, Holandë, kapaciteti 54.990
2 Olympic Stadium, Azerbaijan, kapaciteti 68.700
3 Arena Nationala, Rumani, kapaciteti 55.600
4 Puskas Arena, Hungri, kapaciteti 67.889
5 Parken Stadium, Danimarkë, kapaciteti 38.065
6 Hampden Park, Skoci, kapaciteti 52.063
7 Ëembley Stadium, Angli, kapaciteti 54.990
8 Allianz Arena, Gjermani, kapaciteti 70.000
9 Stadio Olimpico, Itali, 72.698
10 Krestovsky Stadium, Rusi, kapaciteti 68.164
11 La Cartuja, Spanjë, kapaciteti 60.000