Ish-shoku i Ronaldos “i nxjerr të palarat”: Dilnim të gjithë për të ngrënë, por ai nuk vinte kurrë

9 ndeshje që përkonin në fushë, duke veshur fanellën e Sporting Lisbonës gjatë sezonit 2002/2003, mjaftuan që Marius Niculae të parashikonte Cristiano Ronaldon e së ardhmes  Një lojtar historik, në podiumin e futbollistëve më të mirë të historisë, por me një personalitet të vështirë.

Duke folur për Digi Sport Special, ish-futbollisti rumun pranon se ylli portugez, në ditët e tij si lojtar i Lisbonës, nuk ishte një person i shoqërueshëm.

“Ne gjithmonë përpiqeshim ta bënim atë të vinte në tryezë për të ngrënë me ne, por ai ishte gjithmonë në botën e tij. Disiplina dhe kërkesa e Cristiano Ronaldos në lidhje me përgatitjen fizike ka qenë gjithmonë e njohur. Në palestër shkonte vetëm. Ndonjëherë, pas stërvitjes, dilnim të gjithë për të ngrënë, por ai nuk vinte kurrë”.

Edhe pse CR7, për shkak të prejardhjes së tij të gjerë dhe historike, ishte një figurë shumë e respektuar në dhomën e zhveshjes së Manchester United, klima nuk ishte më e mira gjatë muajve të fundit të garës, as në Mançester, as në përqendrimin me Portugalinë për Botërorin 2022.

Përplasja me trajnerin Erik ten Hag iu shtua edhe publikimi i intervistës së dhënë për Piers Morgan pak para se të nisej në rrugën për në Katar. Diçka që nuk i ka ndihmuar as atmosferës së skuadrës portugeze. “Unë mendoj se grupi nuk e pranoi më aq mirë”, pranon tha”, Niculae. Për rumunin, Pepe është i vetmi me të cilin shkon mirë. Kam parë disa foto, Bruno Fernandes e ka shmangur pak”.

“Unë mendoj se ai do të zgjedhë Al Nassr ose Amerikën. Më pas, nga sa kam lexuar, mendoj se ai dëshiron t’i përkushtohet kinemasë dhe Hollywood-it”, përfundoi Marius Niculae, shok skuadfre me Ronaldon te Sporting Lisbone. /G.D albeu.com/


Shtuar 23.12.2022 18:14