Zbardhen mesazhet: Bela me Taon shoku, Vlora Hyseni informonte Ergys Agasin për lëvizjet politike në PS: Taulant Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot…

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi, krahas bisedave personale dhe sekreteve hetimore, flasin edhe për politikë dhe lëvizjet e mundshme brenda PS.

Në një episod të dosjes hetimore, Hyseni informon Ergys Agasin, në atë kohë në arrati se flitet që Taulant Balla do të jetë kryetar i Kuvendit.

“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi, “Taulant Balla kryetar kuvendi…. Kështu Janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)”, thuhet në dosjen hetimore.

Në një episod ish drejtuesja e SHISH, e informon Agasin se do të takohet me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se nuk do të qëndrojë shumë.

“Po me presin me shku te km…. Jo mo zemër unë nje ore nuk rri me shume me atë”.

Me date 24.08 2026: “Neser duhet ta takoj km ne 830”.

Në një tjetër bisedë mes tyre, Vlora Hyseni flet për njerëz, që sipas së cilës, iu kanë bërë shumë gjëra, por shton se do t’i bëjë që të paguajnë.

“Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si;

“Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”. “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot..

“Të gjithë ne”.


Shtuar 23.09.2026 14:51

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetGrandPashabet TwitterJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet