Goli i parë me Chelsea-n/ Broja ia dedikon babait të tij për ditën e veçantë dhe trajnerit Potter (VIDEO)

Armando Broja do ta mbajë mend gjatë të shtunën e 8 tetorit, që solli golin e tij të parë me ekipin ku u rrit, Chelse, dhe për me tepër në një ditë shumë të veçantë për familjen e tij, pasi babai kishte ditëlindjen.

21-vjeçari erdha nga stoli, ashtu siç ka bërë në gjashtë takime të Premier League këtë sezon dhe elektrizoi tifozët e Chelsea-s dhe gjithë shqiptarët me një super gol në minutën e 90.

“Ai erdhi nga stoli dhe punoi shumë për skuadrën. Brojës i është dashur të tregohet i duruar, por ai ka bërë një punë të madhe në stërvitje, ka punuar mirë dhe është kënaqësi që shënoi gol”, deklaroi trajneri Graham Potter.

“Jam pa fjalë në lidhje me golin tim të parë me klubin tim të fëmijërisë. Faleminderit të gjithë fansave, urime ditëlindjen babi”, shkroi Broja në rrjetet sociale.

Teksa foli edhe për Chelsea TV nuk mungoi edhe një koment për trajnerin Potter: “Ai është një person shumë i mirë, është e lehtë të flasësh dhe të merresh vesh me të. Ai të motivon dhe inkurajon gjatë gjithë kohës. Gjithmonë ma përsërit se duhet të punoj fort, të shfrytëzoj mundësitë e mia dhe të ndihmoj ekipin sa më shumë të mundem”.

Shikoni KËTU golin e Brojës./albeu.com

 


Shtuar 9.10.2022 11:30