Gjilani do të përballet me Feronikelin ’74 në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kanë objektivat e tyre.
Të lidhura
None found
“Skifterët”, të drejtuar tashmë nga trajneri i ri Zekirija Ramadani, synojnë ta nisin këtë kapitull me rezultat pozitiv, konkretisht me fitore.
Në anën tjetër, skuadra nga Drenasi vjen pas tri ndeshjeve radhazi pa humbje dhe kërkon ta ruajë këtë ecuri.
Gjilani do të luajë me këtë formacion: Coric; Thaqi, Ibrahimi, Jashari, Potoku; Limani, Boshnjaku, Rrahmani; Namani, Bilalli, Zeka.
Feronikeli ’74 do ta nisë ndeshjen me: Kolaj; Selmani, Halili, Musa, Thaqi, Baholli; Cervadiku, Tameku; Shabani, Delic, Drljo.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 18:00.





