Raporti mes Antonetës dhe Nichit, të cilët e kanë shprehur publikisht pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, duket se po përballet me vështirësi.
Pas disa përplasjeve, marrëdhënia e tyre është tensionuar, ndërsa xhelozia e të dyve është vënë re edhe gjatë një momenti festimi në shtëpi.
Të lidhura
None found
Një debat tjetër ka bërë që Antoneta të mos i mbajë dot emocionet dhe të shpërthejë në lot.
Ndërkohë, një konflikt ka nisur edhe mes Nichit dhe Anjezës. Nichi e ka qortuar këtë të fundit, duke e akuzuar se nuk e ka mbështetur Antonetën kur ajo kishte nevojë.
“Çikë e keqe je, seriozisht po të them, kurrë më keq s’ka qenë çika. Ti je shoqe fake”, i tha Nichi Anjezës.
Anjeza nuk ka qëndruar pa reaguar dhe i ka kërkuar Nichit të mos përfshihet në marrëdhënien e saj me Antonetën.
“Na keni lodhë, ti mos i rri afër, ti i ke bërë keq”, deklaroi ajo.
Në vijim, Nichi tha se nuk do të shqetësohej për një person që e quan shoqe, nëse në të vërtetë nuk do ta konsideronte të tillë.
“As gjumin nuk e prish për dikë që e konsideron shoqe”, u shpreh ai.








