Çaykur Rizespor po përballet me Kasimpasan në javën e 13-të të Superligës turke, ndërsa skuadra vendase po kryeson me rezultatin 1-0.
Golin e avantazhit për Rizesporin e shënoi Qazim Laçi në minutën e 22-të. Mesfushori dibran përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë dhe e dërgoi topin në rrjetën e portës së boshatisur, duke goditur në momentin e duhur.
Të lidhura
None found
Për Laçin ky ishte realizimi i katërt në këtë sezon. Ashtu si në edicionin e kaluar, futbollisti i Kombëtares vazhdon të jetë një prej lojtarëve kryesorë të Rizesporit.







