Tubimi i qytetarëve nuk është kufizuar vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por është shtrirë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Një pjesë e protestuesve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, pranë Stacionit të Trenit, ku situata është tensionuar.
Të lidhura
None found
Forcat e policisë kanë ndjekur protestuesit, ndërsa të rinjtë kanë djegur kazanët e mbeturinave.
Në terren kanë mbërritur edhe autobotët e ujit, të cilët po përpiqen të shpërndajnë protestuesit.
Policia dhe protestuesit vijojnë të përballen me njëri-tjetrin, ndërsa përplasjet vazhdojnë në rrugët e kryeqytetit.







