Trajneri kosovar Gani Sejdiu ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, ku rrëfeu përvojën e tij në futboll, duke nisur nga ditët si futbollist e deri te arritjet e shumta në rolin e trajnerit. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, Sejdiu u ndal te paraqitja e Kosovës në fitoren kundër Irlandës, duke veçuar punën e përzgjedhësit Franco Foda në përgatitjen dhe drejtimin e ekipit për këtë takim.
Ai pranoi se kishte pasur dilema nëse zhvillimet e mëparshme brenda kombëtares, përfshirë çështjet që lidheshin me kapitenin, mund të ndikonin në atmosferën e skuadrës. Megjithatë, sipas tij, futbollistët u shfaqën shumë të motivuar dhe Foda e menaxhoi situatën në mënyrë të jashtëzakonshme.
Sejdiu theksoi gjithashtu se Kosova ruajti të njëjtin sistem të lojës, duke vënë në dukje rëndësinë e kthesës së krijuar që prej aplikimit të tij. Ai e cilësoi interesante mënyrën se si lojtarët u angazhuan dhe përmendi se stadiumi ishte pothuajse i mbushur plot.
Sipas trajnerit, prania e madhe e tifozëve ishte veçanërisht e rëndësishme, pavarësisht rritjes së çmimeve të biletave dhe problemeve me të cilat po përballet vendi. Sejdiu e konsideroi shumë pozitive faktin që stadiumi ishte pothuajse plot.
Episodi i plotë me Gani Sejdiun është i disponueshëm në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
