Albin Kurti pezullon drejtorin Hysen Muzliukaj pas aktakuzës për keqpërdorim të detyrës

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, është pezulluar nga detyra me vendim të kryeministrit Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Vendimi, i publikuar në Gazetën Zyrtare, është marrë pas ngritjes së aktakuzës ndaj Muzliukajt për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar.

Muzliukaj do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundimin e procedurës penale. Gjatë kësaj kohe, atij do t’i paguhet 50 për qind e pagës së plotë.

Ai ishte emëruar në krye të Institutit të Kosovës për Administratë Publike më 1 gusht të vitit 2025.

Muzliukaj, i cili më herët ka shërbyer si këshilltar politik i ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe si drejtor komunal në Mitrovicë gjatë mandatit të Agim Bahtirit, u arrestua në korrik të vitit 2023 nga Prokuroria Speciale, bashkë me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën.

Prokuroria kishte bërë të ditur atëherë se ishte lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së tij. Megjithatë, ai u lirua një ditë pas arrestimit dhe u lejua të mbrohej në liri.

Sipas aktakuzës, në kohën kur ishte drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Muzliukaj dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me këmbimin e pronës së ish-Bankosit me pronë private.


Shtuar më 26.09.2026 18:58

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş