Feronikeli ’74 ka siguruar tri pikët në shtëpi, pasi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Skuadra vendase zhvilloi një paraqitje të mirë, ndërsa epërsinë ia dha Kresimir Luetic në minutën e 39-të, pas asistimit të bukur nga Cërvadiku.
Luetic realizoi sërish në minutën e 64-t, këtë herë duke shfrytëzuar pasimin e Selmanit për golin e dytë të Niklit.
Tri minuta më vonë, Lorik Dobratiqi e vulosi fitoren me golin e tretë, të shënuar në minutën e 68-të pas asistimit të Prapashticës.
Vushtrria arriti vetëm golin e nderit në minutën e 71-të, kur Kreshnik Bahtiri realizoi pas asistimit të Maxhunit.
Pas këtij triumfi, Nikli arrin në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Vushtrria vazhdon të jetë skuadra e vetme pa asnjë pikë.
