Çështja kalon në Apel – sa mund të ndryshojnë dënimet e ish-krerëve të UÇK-së?

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është mbyllur me vendimin e shkallës së parë. Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë i shpalli fajtorë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për katër akuza për krime lufte dhe u shqiptoi atyre gjithsej 81 vjet burgim.

Të lidhura

None found

Fokusi tani pritet të kalojë te procedura e Apelit. Mbrojtja mund ta kundërshtojë aktgjykimin, duke kërkuar që pjesë të caktuara të tij të ndryshohen ose të anulohen. Një prej çështjeve kryesore në këtë fazë është shkalla deri në të cilën Paneli i Apelit mund të ndërhyjë në përfundimet dhe dënimet e vendosura nga shkalla e parë.

Sipas ekspertëve të fushës juridike, ankesa mund të ndikojë si në masën e dënimeve, ashtu edhe në disa prej konstatimeve të aktgjykimit. Rezultati do të varet nga argumentet dhe çështjet që palët do t’ia paraqesin Panelit të Apelit.

E drejta për ta kundërshtuar vendimin nuk i përket vetëm mbrojtjes. Edhe Prokuroria mund të paraqesë ankesë ndaj pjesëve të aktgjykimit, përfshirë vendimet liruese, si dhe ndaj llojit ose lartësisë së dënimeve të shqiptuara.

Avokati Gazmend Halilaj ka deklaruar për “Bota sot” se, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, vëmendja duhet të drejtohet te Apeli dhe te mundësia për ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

Ai ka shpjeguar se ligji i jep mbrojtjes të drejtën për t’i kundërshtuar ato pjesë të aktgjykimit që i vlerëson si të pabazuara ose të kundërligjshme, duke kërkuar ndryshimin apo anulimin e tyre. Në këtë procedurë mund të shqyrtohen mënyra e zbatimit të ligjit, vlerësimi i provave dhe zhvillimi i procesit gjyqësor.

Image

Sipas Halilajt, si rezultat i shqyrtimit në Apel, dënimet mund të ulen ose të ndryshohen pjesërisht, ndërsa në raste të caktuara mund të rishikohen edhe disa nga konstatimet e shkallës së parë. Megjithatë, ai ka nënvizuar se asnjë prej këtyre mundësive nuk duhet konsideruar e garantuar, pasi vendimi përfundimtar i takon Panelit të Apelit dhe do të mbështetet në argumentet e paraqitura gjatë procedurës.

Halilaj ka kërkuar gjithashtu që çështja të trajtohet vetëm në planin juridik dhe institucional, pa paragjykime dhe pa ndikim politik. Ai është shprehur se e përkrah Gjykatën Speciale dhe se vendimet e saj duhet të respektohen për aq kohë sa janë pjesë e një procesi gjyqësor, por njëkohësisht duhet garantuar edhe e drejta e të akuzuarve për ankesë dhe për proces të rregullt.

Sipas tij, duhet pritur vendimi i Apelit për të parë se cilat pjesë të aktgjykimit do të mbeten në fuqi, cilat mund të pësojnë ndryshime dhe cili do të jetë përfundimi për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Avokati ka rikujtuar se ankesë mund të paraqesë edhe Prokuroria. Ajo mund të kërkojë ndryshimin e pikave ku të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, përkatësisht që për ato akuza të shpallen fajtorë.

Po ashtu, Prokuroria mund të ankohet edhe për pikat ku është konstatuar fajësia, duke kundërshtuar llojin dhe lartësinë e dënimeve. Për këtë arsye, sipas Halilajt, Gjykata e Apelit mund ta ndryshojë vendimin edhe në dëm të të akuzuarve.

Ndërkaq, juristi Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se përfundimi i procedurës së ankesës do të varet në masë të madhe nga niveli i përgatitjes dhe puna e mbrojtjes. Ai ka theksuar se në këtë fazë ende nuk mund të përcaktohet se sa mund të ndryshojnë dënimet.

Image

Burjani ka vlerësuar se mbrojtja duhet të angazhohet më shumë për të siguruar fakte që mund të çojnë në ndryshimin e verdiktit gjyqësor. Sipas tij, ulja e dënimit do të ndodhë, por masa e saj nuk mund të dihet para nisjes dhe zhvillimit të procedurës së ankesës. Ai ka shtuar se nevojitet punë e madhe për gjetjen e fakteve të rëndësishme që mund të mundësojnë lirimin e çlirimtarëve.

Duke e cilësuar gjendjen si shumë serioze, Burjani ka kërkuar angazhim edhe nga shteti. Sipas tij, institucionet duhet ta mbështesin procesin me ekipe profesionale, në mënyrë që të arrihet synimi për lirimin e tyre.


Shtuar 19.09.2026 17:55

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibom