Pas 45 minutave lojë, kombëtarja kosovare meritonte pa dyshim të dilte në avantazh, por fati ishte në anën e Irlandës.
Të lidhura
None found
“Dardanët” ofruan një paraqitje spektakolare, duke krijuar plot raste, por nuk ia dolën që ta çonin topin në rrjetë.
Vedat Muriqi tentoi dy herë, me një mbrojtës kundërshtar që ndërhyri në momentin e fundit për të larguar topin nga porta.
Më pas, edhe Veldin Hoxha pati një mundësi të mirë për të shënuar, megjithatë, sërish mbrojtja ishte e pozicionuar në mënyrë të duhur për të mos lejuar që topi të kalonte vijën e portës.
Në tërësi, Kosova realizoi tetë tentime, ndërsa Irlanda qëndroi pothuajse gjithë kohën në mbrojtje dhe provoi disa kundërsulme, të cilat gjithashtu ishin të pasuksesshme.
