Protesta e 117-të kombëtare kundër qeverisë vijon me marshimin e qytetarëve nëpër rrugët e Tiranës.
Megjithëse në fillim ishte paralajmëruar se demonstruesit do të drejtoheshin drejt Sheshit Skënderbej, ata kanë ndryshuar itinerarin dhe po shkojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Të lidhura
None found
Me flamujt kombëtarë në duar, pjesëmarrësit kanë brohoritur parullën “Rama në burg, Balluku në burg”.
Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për revolucion dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Revolta qytetare është përforcuar pas skandalit të fundit që përfshin ish-drejtoreshën e SHISH, Vlorën Hyseni, e cila dyshohet se i kalonte informacione sekrete Ergys Agasit, ndërsa ky i fundit ishte në kërkim.
