Edhe të enjten, mijëra qytetarë dolën në shesh për të protestuar nën thirrjen “Jo në emrin tim”.
Të lidhura
None found
Kjo shënon mbrëmjen e nëntë radhazi të tubimeve që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burg.
Çlirim Haziri, një nga organizatorët, i ftoi protestuesit të vijojnë mbledhjet çdo natë deri më 1 tetor, datë kur platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një marshim masiv.
Gjatë këtij tubimi u nderua me një minutë heshtje edhe Afrim Bunjaku, rreshteri i vrarë tri vjet më parë gjatë sulmit terrorist në Banjskë.
