Maran provon skema të reja përballë Bjellorusisë, Asllani vazhdon riaftësimin e veçuar

Skuadra shqiptare kreu ditën e sotme një tjetër seancë përgatitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, teksa vijon të fokusohet për katër duelet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, lojtarët fillimisht u angazhuan me ushtrime në palestër dhe më pas kaluan në fushë, ku u morën me detyra taktike, u testuan variante të ndryshme të lojës, goditjet e ndaluara dhe elementë të tjerë të planit ditor të përgatitjes.

Të lidhura

None found

Kristjan Asllani, njësoj si edhe një ditë më parë, e vijoi procesin stërvitor në mënyrë të diferencuar, duke u ndarë nga pjesa tjetër e grupit. Mesfushori punoi në Klinikën e Kombëtares dhe në sallën e forcës, ndërkohë që Klisman Cake po ndjek një program të posaçëm rehabilitimi nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të ekipit kombëtar.

Të premten, kuqezinjtë do të zhvendosen në stadiumin “Air Albania” për të zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes hapëse kundër Bjellorusisë. Seanca është caktuar për në orën 16:00 dhe për përfaqësuesit e mediave do të jenë të aksesueshme vetëm 15 minutat e para.

Gjithashtu, pak më herët, në orën 15:00, në sallën e konferencave të po këtij stadiumi, tekniku Rolando Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti do të dalin përpara gazetarëve në konferencën zyrtare të pragndeshjes.

Sa i përket kundërshtarit, Kombëtarja e Bjellorusisë do të mbajë konferencën e saj për shtyp në orën 17:30, kurse stërvitja zyrtare e tyre është planifikuar për në orën 18:00.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegel