Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane dëshiron diçka të re, kështu ka raportuar eksperti i transferimeve, Raphael Varane.
Francezi që një dekadë është i pazëvendësueshëm te “Los Blancos”, mirëpo tani dëshiron një aventurë të re.
Këtë e ka konfirmuar eksperti Romano, që bëri të ditur se lojtari do bisedojë me klubin dhe pastaj do vendosin për të ardhmen.
“Raphael Varane është ndër lojtarët që pëlqehen nga Man United. Mund të jetë mundësi, por varet se çfarë dëshiron Real Madrid sepse për momentin shpresojnë ta bindin Varane të qëndrojë, por lojtari dëshiron të provojë diçka të re”.
“Ka fituar gjithçka me Real Madridin, ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe tani dëshiron sfidë të re. Mendoj se Premierliga do jetë mundësi me PSG-në gjithashtu”.
“Ai dëshiron sfidë të re, por të shohim çfarë ndodh, ai do rikthehet të flet me Real Madridin. Man United do jetë një ndër mundësitë”, deklaroi ai në Strettycast.
Ndërkohë, kontrata e francezit skadon në qershorin e vitit 2022.