Lista e Kombëtares shqiptare pëer ndeshjet e Nations League solli një risi të papritur. Trajneri Rolando Maran zbuloi të shtunëen zgjedhjet e tij, dhe në mesin e të grumbulluarve spikaste emri i portierit 37-vjeçar, Etrit Berisha.
Të lidhura
None found
Prej vitit 2024, Berisha nuk ishte më pjesë e grupit kuqezi, por tani atij i jepet një shans i ri per t’u provuar nën drejtimin e trajnerit të ri. Vetë portieri e pranoi habinë e tij para medieve suedeze, duke theksuar se kjo ftesë ishte krejt e papritur.
“E konsideroja një kapitull të mbyllur”, u shpreh Berisha për rikthimin e tij me përfaqësuesen shqiptare.
Sfida e parë e Kombëtares është caktuar të shtunën, në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, përballë Bjellorusisë. Thirrja e Berishës u pa si një zgjidhje e detyrueshme, për shkak të mungesës së Thomas Strakoshës, i cili është i dëmtuar.
