Milani do të luajë ditën e nesërme kundër Interit derbin e vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kupës së Italisë, sfidë që do të zhvillohet ditën e nesërme në “San Siro”.
Teksa stadiumi bëhet gati për të pritur këtë duel, në konferencën për shtyp ishte i pranishëm tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli, ku foli për derbin që sipas tij është një sfidë më vetë.
Ndërsa i pyetur nëse kjo javë është vendimtare për Milanin, pasi do të përballet edhe me Napolin në kampionat, Pioli theksoi se kjo javë është e rëndësishme por jo vendimtare.
Ky është vetëm raundi i parë, por ne jemi të përqendruar. Tani e kaluara nuk ka më rëndësi, jemi në një moment vendimtar të sezonit, po luajmë për gjysmëfinalen dhe vendin e parë në ligë. Ne mund të bëjmë shumë më tepër se daljet e fundit, kemi mbjellë shumë dhe tani është koha për të korrur.
Ne do t’i qasemi sfidës me vëmendje dhe përqendrim të madh. Është vetëm ndeshja e parë, por fillimi i mirë është gjithmonë i rëndësishëm”, u shpreh fillimisht tekniku i kuqezinjve.
Problemi i Milanit në ndeshjet e fundit? Jam dakord me atë që tha Maldini: është koka që komandon trupin, të bën më të kthjellët dhe të luash me cilësi më të madhe. Jemi në një moment vendimtar të sezonit, po luhen fatet tona. Jemi rritur shumë.
Kjo, java më e rëndësishme për Milanin? Tashmë kemi përballur periudha të rëndësishme, me ndeshje të forta. Kjo do të jetë një javë shumë e rëndësishme, por nuk do të vendosë fatin tonë. Në Kupën e Italisë do të ketë ndeshje kthimi. Pas Napolit në Serie A do të kemi edhe 10 ndeshje të tjera.
Më tej, tekniku ka folur edhe për gjendjen e Zlatan Ibrahimovic, për të cilin theksoi se jo vetëm në derbin e Madonninës, por nuk dihet ende nëse do jetë pjesë edhe e ndeshjes kundër Napolit.
“Ai është më i mirë, por nuk e di nëse do të jetë në dispozicion për Napolin. Duhet të vlerësohet dita-ditës” , theksoi Pioli. / h.ll/albeu.com